Ratifikimi i marrëveshjes me Serbinë, tensione para Kuvendit të Kosovës
Prishtinë- Ka rinisur seanca plenare e Kuvnedit të Kosovës teksa tashmë ka marrë fjalën kryeministri Hashim Thaçi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi u detyrua ta ndërpresë seancën e Kuvendit për tridhjetë minuta pasi nuk kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve në sallë, për të marrë çfarëdo vendimi.
Sakaq që kanë nisur përplasjet midis protestuesve dhe policisë para objekteve të institucioneve qeveritare, në Sheshin Ibrahim Rugova. KTV raporton për përdorimin e shkopinjve të gomës nga policia, në përpjekjet për largimin e protestuesve të thirrur nga Vetëvendosja për kundërshtimin e ratifikimit të Marrëveshjes.
Ndërsa raportohet se pas përleshjeve midis protestuesve e policisë, kjo e fundit ka arrestuar katër protestues.
Paraprakisht ndërprerjen e seancës e kishte kërkuar shefi i Grupit Parlamentar të PDKS-së, Adem Grabovci, i cili i quajti jonormale kushtet në të cilat zhvillohe seanca. Siç tha ai janë penguar të vijnë edhe miq përfaqësues të ambasadave të akredituara në Prishtinë, të cilët dëshironin të ishin dëshmitare të aktit të ratifikimit të Marrëveshjes së parë midis Kosovës e Serbisë, që synon normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe të rajonit, raporton KTV.
Në mbledhjen e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, pritet që të ratifikohet marrëveshja e parë ndërkombëtare që rregullon normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë për planin e zbatimit të saj.
Paraprakisht, ka patur qëndrime të ndryshme nëse marrëveshja duhej cilësuar ose jo ndërkombëtare, por edhe për të miratuar planin e zbatimit të saj.
Teksa fjala e fundit i takon sot Kuvendit. Të gjitha subjektet e politike pritet të votojnë pro ratifikimit të marrëveshjes, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila do ta kundërshtojë, si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit.
Ndërkaq që qindra protestues iu përgjigjen thirrjes së Vetëvendosjes për protestë që në orën nëntë dhe ata para Kuuvendit po brohorasin kundër ratifikimtit të marrëveshjes Kosovë -Serbi.
Gjatë protestës së VV-së para Kuvendit
Protestuesit janë ndarë në tri grupe: një grup para hyrjes së Parlamentit dhe dy të tjera para hyjres në ndërtersën ku është e vendosur një pjesë e Qeverisë.
Gjatë protestës së VV-së para Kuvendit
Rreth objekteve të insituticioneve qeveritare dhe të Kuvendit të Kosovës ka përforcime policore ndërsa dyert e tyre janë të lidhura me vargonj të trashë.