E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet KQZ-ja, pritet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve 2013

kqzTiranë- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u mblodh sot teksa pritet të publikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Sot Komisioni do të shqyrtojë tre kërkesa nga të cilat janë disa shqyrtime për gabime në sistemin elektronik për disa KZAZ.

Mbrëmjen e djeshme përfundoi plotësisht procesi i numërimit në të 89 Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, por jo të gjitha kanë dërguar në KQZ procesverbalet me tabelat e rezultateve përfundimtare.

Teksa po mbrëmë zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, kërkoi nga përfaqësue të KZAZ-ve që të dërgojnë sa më shpejt në KQZ procesverbalet për shpalljen e rezultateve përfundimtare.

KQZ-ja bëri të ditur se në zgjedhjet e 23 qershorit koalicioni i majtë ka fituar 84 mandate, ndërsa koalicioni i djathtë 56 mandate. Teksa certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve pritet të bëhet nga Kolegji Zgjedhor, pasi ky vendim duhet të merret nga KQZ me një shumicë të cilësuar, prej pesë votash. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›