Pollo: Votime edhe përmes Postës Shqiptare

Ministri Pollo u shpreh se ndoshta në të ardhmen ky shërbim i ri do të shërbejë edhe për të votuar, duke i dhënë mundësi çdo individi, edhe pa qenë fizikisht në një qendër votimi, të japë votën e tij.
"Shkrimi elektronik, i cili aplikohet në dokumentin elektronik, përjashton rolin ceremonial, por ka të njëjtat cilësi juridike dhe të tjera me atë të bërë me dorë. Nga ana teknike, me nënshkrimin elektronik konsiderohen të dhëna në formë elektronike që integrohen në një dokument elektronik, për të ruajtur origjinalitetin e dokumentit, për të vërtetuar dërguesin e marrësin. Janë të gjitha mundësitë që çdo shtetas shqiptar i interesuar të nënshkruajë kontrata, të marrë pjesë në prokurimet publike me mjete elektronike, të regjistrojë biznesin në disa minuta dhe në një të ardhme të afërme të votojë", tha Pollo.
Kjo mënyre e re e firmës elektronike synon të minimizojë koston financiare dhe kohore, të rrisë efektivitetin, transparencën e administratës, ndërkohë që qytetari do të marrë shërbime me cilësore.
2010-12-15 09:04
[