E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelen kufijtë e Evropës, shqiptarët pa viza

Tashmë, shqiptarët duke patur vetëm pasaporta biometrike nuk do të enden nëpër dyer ambasadash për të marrë një vizë, por vetëm do të paraqitet në sportelet e kalimit kufitar ku do të dëshmojnë qëllimin udhëtimit dhe biletën e prerë.

Nuk ka kushte administrative dhe financiare, por gjithsesi standardet për vendet e botës së tretë janë në fuqi. Tashmë që prej mesnatës, shqiptarët e parë kanë kaluar kufirin duke pasur vetëm pasaportë.

Udhëzimi se çfarë duhet të kenë udhëtarët

Nëse udhëtoni tek të afërmit tuaj, ju duhet:
1. Të tregoni të dhënat e personit që ju pret
2. Të keni mjete të mjaftueshme financiare me vete në cash apo në kartë krediti për të mbuluar shpenzimet e qëndrimit
3. Të keni biletën e kthimit me vete
4. Si dhe të keni sigurimin shëndetësor në udhëtim
Nëse udhëtoni për turizëm, aktivitet biznesi etj:
1. Të keni një rezervim hoteli
2. Të keni mjete të mjaftueshme financiare me vete, në cash apo kartë krediti për të mbuluar shpenzimet e qëndrimit
3. Të keni biletën e kthimit me vete
4. Të keni sigurimin shëndetësor në udhëtim
Nëse udhëtoni për arsye shëndetësore:
1. Duhet të keni një rezervim hoteli ose rekomandimin për shtrim në një institucion shëndetësor në vendin ku do të trajtoheni
2. Të keni mjete të mjaftueshme financiare me vete, në cash apo kartë krediti për të mbuluar shpenzimet e qëndrimit
3. Të keni një korrespondencë me institucionin shëndetësor që ju do të kontaktoni
4. Të keni sigurimin shëndetësor në udhëtim.

                                                                                             2010-12-15 08:35
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›