Korçë, dështon gjyqi për dhunuesit e varreve

Shkak i shtyrjes së seancës u bë fletë-thirrja për në gjyq ndaj Alqi Korroveshit, punëtori që ndërtoi memorialin mbi varreza, e cila nuk ishte dërguar në fshatin Polenë ku banon, por në fshatin Pojan.
Për këtë arsye, avokati mbrojtës Arben Lena, që mbron Alqi Korroveshi dhe Naun Disho kërkoi anulimin e seancën gjyqësore. Gjyqtari i çështjes, Gjergji Koço e shtyri seancën për në datën 27 dhjetor, ndërsa prokurorja e çështjes, Irena Gambeta nuk ka folur.
Të pandehur për këtë çështje janë kryetari i organizatës OMONIA për rajonin e Korçës, Naun Disho, i cili ka urdhëruar ndërtimin e memorialit dhe dy punëtorë që kanë ndërtuar memorialin, Alqi Korroveshi dhe Luan Zaçe, që të dy nga fshati Polenë i rrethit të Korçës. Të tre të akuzuarit po gjykohen në gjendje të lirë.
Dhunimi i varreve në fshatin Boboshticë ndodhi gjatë muajit tetor të këtij viti, ku me qëllim zgjerimin e vendit të kryqit memorial, u shkatërruan disa varre. /S.Ll/Start/
2010-12-14 17:20
[