Arvizu takon Berishen Pres te bashkepunoj ngushte me qeverine
TIRANE- Kryeminsitri Sali Berisha dhe ambasadori i ri i SHBA-ve Aleksander Arvizu jane takuar sot per here te pare nje dite pas Arvizu dorezoi kredencialet.
Ambasadori I sapoemeruar u shpreh se shpreson per nje bashkepunim te ngushte me Kryeministrin dhe me qeverine e tij ne te ardhmen.
Nje vend te rendesishem ne bisede e tyre zuri dhe sitiuata e krijuar nga permbytjet ku ambasadori I SHBA-se u vu ne dijeni nga Berisha per permasat e permbyjeve ne Veri dhe ne gjithe Shqiperine.
Berisha falenderoi ambasadorin amerikan per ndihmen qe kane akorduar ne mbeshtetje te zonave te permbytura ndersa Arvizu i shprehi kryeministrit Berisha keqardhjen e popullit amerikan dhe te qeverise per situaten e permbytjeve ne Shqiperi dhe garantoi se ambasada e SHBA-se do mundohet qe sa me shpejt te shpalle nje linje fillestare asistence.
Nga ana e tij kryeministri Berisha falenderoi ambasadorin per ndihmen e jashtezakonshme qe SHBA-te i kane dhene dhe japin Shqiperise dhe shqiptareve kombit shqiptar ne teresi ne perpjekjet e tyre per te ndertuar sistemin demokratik te bazuar ne vlerat e lirise.
Nje dite me pare ambasadori Aleksander Arvizu pati nje telefonate me kryeministrin Berisha ku i shprehi atij mbeshtetjen per gjendjen e krijuar nga permbytjet.
Te marten Arvizu u takua edhe me Presidentin e Republikes Bamir Topi me rastin e paraqitjes se Letrave Kredenciale.