E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet ekstradimi i Prudentinos seanca e rradhes me 9 dhjetor

VLOR- Gjykata ka shtyre edhe njehere seancen per ekstradimin e shtetasit ialian Albino Prudentino. Ne seancen e sotme u vendos gjithashtu zgjatja e afateve te paraburgimit per Prudentinon duke e shtyre me nje muaj.

Nderkaq gjykata e Vlores rrezoi kerkesen e avokatit te tij Ferdinand Ndoi i cili kerkoi terheqjen e gjyqtares Hirieta Cela. Seanca e ardhshme u vendos te mbahet me 9 dhjetor.



Nderkaq familjaret e Albino Prudentinos kane kerkuar lirimin e tij. Ka qene djali Maurizzio Prudentino qe ka dale ne nje konference per shtyp. Ai tha se me besimin ne drejtesine shqiptare ne nuk kemi nderhyre por duke qene se po dhunohen te drejtat e njeriut tone nuk mund te presim me. Kemi pritur te vinte dosja e tij cka i takon ne baze te atyre cka kane ligjeruar konventat kombetare ne te tilla raste. Sipas ketij percaktimi ligjor brenda 40 ditesh Albino duhej te ishte njohur me dosjen e tij por ende nuk ka marre ate. Po keshtu avokati i tij Ferdinand Doja ne mungese te kesaj dosje e ka te pamundur te mbroje klientin e tij. Ne keto kushte tha djali i Prudentinos Albino Prudentinon nuk e kane arrestuar por kane bere sekuestrim personi. Ai eshte njohur vetem me nje faks por jo me dosjen e tij. Ne kerkojme lirimin e tij duke qene se ka kaluar afati prej 40 ditesh sic percaktohet me ligj dhe ai mbahet ende i izoluar pa u njohur me asnje dosje. Po i shkelen rende te drejtat nderkombetare. Ne nuk dime akoma ka mberritur apo jo dosja e tij ne Shqiperi



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›