E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu takon Bumcin Investoni qe te keni turiste

Shqipëria duhet të synojë të shtojë numrin e turistëve nga Shetet e Bashkuara të Amerikës duke siguruar një klimë të mirë investimesh në këtë fushë. Kjo ishtë një nga çështjet e diskutuara në një takim mes Ambasadorit të Sheteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu dhe Ministrit  të Turizmit dhe Kulturës Aldo Bumçi.

Në takimin e kërkuar nga vetë ai, Diplomati amerikan vlerësoi trashëgiminë e pasur kulturore e natyrore dhe tha se nevojitet një balancë e qëndrueshme midis vlerave ekzistuese dhe investimve të reja.

Edhe kryefjala e Ministrit të ri, ishte turizmi. Zoti Bumçi e njohu ambasadorin amerikan me investimet në turizëm dhe nevojën për ti dhënë nxitje projekteve kulturore dhe artistike në bashkëpunim me ambasadën. Projektet më të afrëta mes dy institucioneve pritet të jenë aktivitet që do të përkujtojnë sulmet e 11 shtatorit pas 10 vitesh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›