Rriten pagat perfitojne 9300 mjeke e infermiere

Deri në 8 për qind do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve. Vendimi është gjatë së hënës dhe përfitues do të jenë rreth 9 mijë e 300 mjekë, infermierë dhe kryeinfermierë. Vetë drejtoresha e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor dha detajet e për rritjet e pagave.
“Në total përfitohet një fond prej 72 milionë lekësh nga i cili përfitojnë 9300 punonjës në të gjitha qendrat shëndetsore, në të gjithë vendin. Rritjen më të madhe e kanë pësuar mjekët në qytete, ku puna dhe ngarkesa ka qenë më e madhe. Kështu që aty është gjykuar të bëhet një rritje prej 5 %, ndërkohë që mjekët në zonat rurale kanë pësuar rritje 2-3 %. Pjesa tjetër e stafit, infermierët dhe stafi mbështetës kanë pësuar një rritje page prej 3 %”, tha Hana.
Vendimi do të jenë me efekt financiare paraveprues. Rritjet do të nisin që nga data 15 korrik këtij viti, edhe pse kjo datë ka kaluar. Rritja pagave do të përballohet nga buxheti i Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor.