E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emergjencat e zjarreve shtab i perbashket rajonal

Shqipëria, Maqedonia por edhe Kosova pritet të ndërtojnë një shtab rajonal të emergjencave civile. Situata e zjarreve në vendin tonë, por edhe nevoja për bashkëpunim më të gjerë me rajonin për përballimin e emergjencave të ndryshme kanë qenë tema e diskutimit mes ministrit të mbrojtjes Arben Imami dhe homologut të tij nga Maqedonia Fatmir Besimi.
 
Sakaq kreu i mbrojtjes së Maqedonisë në vizitën e tij të parë në Shqipëri shprehu gadishmërinë për krijimin e kësaj qendre, ndërsa vlerësoi dhe tezën e hedhur nga Kroacia për një polici ushtarake në funksion të emergjencave civile.

Gjatë qëndrimit të tij Besimi pati dhe një takim me kryeministrin Berisha ku u diskutua më gjerë mbi integrimin dypalësh si dhe përshpejtimin e anëtarësimit  të Maqedonisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›