E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu takon Ramën: Fituesin e vendos rezultati i KQZ-së

15-05-2011 / Gazeta 55

Pas deklaratës së kandidatit socialist për bashkinë e Tiranës, Edi Rama, se ai fitoi në këtë garë, në selinë e tij ka mbërritur ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu. Burime pranë selisë rozë bënë të ditur për “55”-n se ambasadori amerikan dhe kreu i opozitës zhvilluan një takim kokë më kokë, për t’i komunikuar këtij të fundit se s’mund të pretendojë të jetë fitues atëherë kur KQZ s’ka dhënë aprovimin final. Kjo korrespondon me pretendimin e Partisë Demokratike dhe komisionerëve të vëzhguesve të saj në KZAZ e KQZ, se ka pasaktësi në kalkulimin e shifrave të afishuara në serverin qendror të institucionit që administron zgjedhjet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shprehën edhe përmes një deklarate për shtyp se nga kjo garë fituan qytetarët shqiptarë, fitoi demokracia e Shqipërisë. SHBA gjykon gjithashtu se fituesin e kësaj përballje për kryetarin e bashkisë së Tiranës, e përcakton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Siç edhe është bërë e ditur tashmë, KQZ po bën një rikalkulim të rezultateve në të 11 KZAZ-të e kryeqytetit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›