“Aleanca për Qytetarin”, vazhdon të konsolidojë epërsinë e votave në shkallë kombëtare
15-05-2011 / Gazeta 55
Koalicioni i madh “Aleanca për Qytetarin”, është formacioni politik më i votuar në Shqipëri gjë që e tregojnë shifrat e publikuara deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kësisoj, në rang vendi “Aleanca për Qytetarin” ka 722 256 vota, “Aleanca për të Ardhmen” ka 649398 vota ndërsa partitë jashtë koalicionit kanë 71 810 vota.
Ndërsa në Tiranë “Aleanca për Qytetarin” ka 110 706 vota, “Aleanca për të Ardhmen” ka 113 217 vota, ndërsa Partitë jashtë koalicionit kanë 4 076 vota.