Shëndetësi/Rrezatimi i diellit mbron nga sëmundjet
TIRANË- Rrezet e diellit reduktojnë riskun për sëmundjet e zemrës, por edhe kancerin, diabetin e shumë sëmundje të tjera.
Nga disa kërkime mjekësore rezulton se njerëzit që kanë mungesë të vitaminës D, e njohur ndryshe si vitamina diellore, janë dy herë më shumë të rrezikuar të vuajnë nga ataku kardiak.
Rezultatet tregojnë se një nivel i mjaftueshëm i vitaminës, të cilën çdo njeri mund ta përftojë brenda 20 minutave në diell, është vendimtar për mbarëvajtjen e shëndetit. Edhe pse jo çdo shkencëtar bie dakort me hipotezën që vitamina D është kaq vendimtare për mirëqënien shëndetësore, ky mendim po ecën drejt konsumit.
Deri më tani, vitamina D është parë paraprakisht si një faktor mbrojtës kundër sëmundjeve të kockave, si osteomalacia (e njohur si rakiti tek fëmijët) dhe osteoporoza. Rekomandimet aktuale mbi vitaminën janë bazuar në parandalimin e këtyre çrregullimeve, duke përdorur një sasi relativisht të vogël ushqimesh (minimalisht ekzistojnë 400 produkte ndërkombëtare me përbërje vitaminën D), ose duke pirë një herë në ditë një vitaminë dhe ndoshta dy herë në ditë për moshat e thyera.
Por, veç marrjes së rrezeve diellore, që në stinën e verës duhet të bëhet në mënyrë të moderuar, mjekët thonë se vitamina D merret dhe nga ushqimet. Burimet e para të vitaminës D në dietën ushqimore janë qumështi, prej të cilit përfitohen rreth 100 IUs në një gotë, dhe peshqit e yndyrshëm, të cilët kanë në përbërjen e tyre një sasi të madhe vitamine D. Për të pasur një konsum të mirë të kësaj vitamine, shumë njerëz duhet të pasurojnë dietën e tyre ushqimore, ose të kalojnë më shumë kohë nën rrezet e diellit, por ky rekomandim zakonisht kundërshtohet nga dermatologët, për shkak të rrezikut së kancerit të lëkurës.
Ndërkohë, sipas mjekëve, vërehet më shumë mungesë të vitaminës D, pjesërisht në mënyrën e jetesës moderne, e cila i ka mbyllur njerëzit në shtëpi e zyra dhe i ka larguar nga ambientet e hapura. Video-game dhe kompjuterat i kanë larguar fëmijët prej fushave të lojrave, duke minimizuar kështu ekspozimin e tyre në diell.
Nga ana tjetër, mungesa e kësaj vitamine rezulton në dobësimin e kockave që pa kalcium bëhen të buta dhe mund të deformohen e thyen lehtë.
Vitamia D kur është e mjaftueshme në organizëm pakëson rrezikun e goditjeve në zemër e tru dhe mbi të gjitha pakëson rrezikun e prekjes nga kanceri. Por edhe dielli i tepërt mund të shtojë rrezikun e prekjes nga kanceri në lëkurë. Ndaj, ekspertët thonë se në këtë rast njeriu duhet të bëjë kompromis, duke qëndruar në diell në kohë të caktuar. Ata rekomandojnë që për tri javët e para njerëzit duhet të qëndrojnë drejtpërdrejt në diell për 10 minutat derisa lëkura të fitojë aftësinë për të prodhuar vitaminë D.
(e.m/atsh/BalkanWeb)