E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutivi: Qeveria, prioritet cilësisë së edukimit në universitete dhe shkollat e larta

02-09-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha priti në një takim të veçantë dr. Muharrem Mane, kërkues shkencor në fushën e aeronautikës në Universitetin “Purdue” në SHBA, i cili është profesor vizitor në Universitetin Politeknik të Tiranës i mbështetur nga programi Brain Gain. Kryeministri Berisha premtoi se mbështetja e qeverisë për këtë program do të jetë e vazhdueshme dhe e qëndrueshme, pasi ky program lidhet me zhvillimin cilësor në arsim, një ndër fushat më kryesore të punës së qeverisë së tij. Në vijim, Kryeministri u ndal në arritjet në arsim dhe në betejën e re që ka shpallur qeveria e tij për rritjen e cilësisë së edukimit që ofrohet në universitete dhe në shkollat e larta. Kurse dr.Mane i premtoi Kryeministrit se do të punojë pa ndërprerë për të zhvilluar më tej punën e nisur në Universitetin Politeknik.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›