MyKey, celësi për sigurinë automobilistike
LONDËR – Me MyKey nuk do të jeni më në ankth, për respektimin e limiteve të shpejtësisë, kur ti jepni borxh makinën fëmijsë tuaj. Zgjidhja e problemit të aksidenteve nga të rinjtë vjen nga Ford me celësin e programueshëm, MyKey.
Lajm i mirë për prindërit por i keq për fëmijët. Të rinjtë tashmë duhet të harrojnë xhirimet e gomave, gara me shokët, por edhe dëgjimin e muzikës me volumin shurdhues që janë mësuar të zbaviten përherë.
Produkti që ka pasur një sukses të paparashikueshëm në Amerikë, lejon programimin e një sërë opsionesh: Shpejtësia mund të limitohet në 140 kilometra në orë me sinjale alarmi që aktivizohen kur kalon 70 km/h, nëse nuk vendosen rripat e sigurimit kasetofoni bllokohet dhe aktivizohet një sinjal i fort i bezdisshëm, volumi i kasetofonit do të jetë i ulur nën normë për të evituar bezdisjen e njerëzve të tjerë dhe do të jetë e pamundur të fiket sinjalizuesi i parkimit.
Me futjen në tregun europian të produktit të ri të Ford besohet se do të reduktohen edhe aksidentet vdekjeprurëse. Nga statistikat rreziku i aksidenteve rrugore të personave nën 25 vjec është trefishuar dhe shkaku në 30% të rasteve është shpejtësia e lartë.
(a.h/BalkanWeb)