E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu takon kryebashkiakun Shpëtim Gjika: Zhvilloni zgjedhje të rregullta

arvizuVlorë- Ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Aleksandër Arvizu është ndalur sot në qytetin e Vlorës për të zhvilluar takime me drejtuesit lokalë mbi procesin zgjedhor.

Ai sot zhvilloi një takim me kryebashkiakun Shpëtim Gjika, ku është biseduar mbi situatën parazgjedhore në qytetin e Vlorës. Ky i fundit ka informuar diplomatin se deri mmë tani situata ka qenë e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident.

Ambasadori Arvizu edhe një herë ka bërë thirrje për zgjedhje të rregullta dhe pa probleme.

Një takim të ngjashmë zhvilloi para pak ditësh me kryebashkiakun e Fierit, Baftjar Zeqo, ku edhe aty u diskutua për zgjedhjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›