E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ti hapim rrugën demokracisë, mos u gënjeni me tunele elektorale

rama-peqinPeqin/Librzhd- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka vijuar edhe sot takimet përmbyllëse të fushatës elektorale, ndërsa është ndalur fillimisht në qytetin e Peqinit. Rama ka përmendur inagurimin e djeshëm të tunelit të Krrabës, i cili sipas tij, nuk mund të fshehë varfërinë dhe papunësinë që ka mbërthyer vendin.

Sot unë jam gdhirë me mbresën e jashtëzakonshme të mitingut madhështor që Elbasani zhvilloi dje duke i çuar një mesazh kumbues katragjyshit. Nuk gënjehet më ky populli as me asfalt elektoral, as me tunele elektorale sepse ky popull është në prag të vendimit për të dalë nga tuneli i papunësisë, nga tuneli i varfërisë, nga tuneli i analfabetizmit, nga tuneli i ndotjes dhe i braktisjes, nga tuneli i korrupsionit dhe i krimit , nga tuneli i mungesës së shpresës ku Saliu e tërhoqi zvarrë, ku pas 8 vjetësh shqiptarët do të dalin me kokën lart për të ndërtuar rrugën e rilindjes – tha Rama.

Pasi ka vlerësuar kandidatin e PS-së në këtë qytet, Alfred Peza, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të përqafojnë ëndrrën e relilindjes. Sipas tij, duke votuar në numrin 29, shqiptarët do të çlirohen nga një zgjedhë varfëruese dhe poshtëruese dhe do ta na keni në krah, në të mirë dhe në të keq.

Rama në Librazhd: Ti japim fund epokës së rrënimit, ti hapim rrugën demokracisë

Pak minuta më pas Rama zhvilloi një miting në qytetin e Librazhdit, ku prej andej ka kërkuar votën e qytetarëve duke premtuar rilindje pas 23 qershorit. Ai premtoi ulje të çmimit të produkteve ushqimore, si dhe kërkoi që ti jepet fund tunelit të rrënimeve.

Ne së bashku do rilindim Librazhdin, do rilindim fshatin, do sjellim ujin në cdo tokë e parcelë, do ulim cmimet e ushqimeve që sot familjet e zakonshme dridhen kur shkojnë në pazra, do lehtësojmë biznesin e vogël, do bëjmë legalizimet e shtëpive të ndërtuara pa leje, ne do ju Rilindim.Le t’u japim fund tuneleve elektorale. Ne sot vijmë në këto sheshe që ti japim fund epokës së rrënimit dhe të hapim rrugën e demokracisë. Unë jam i bindur se këtë shesh e ka mbushur sot krenaria juaj legjitime për këta kandidatë që kemi prezantuar këtu dhe nuk kemi mbushur autobusa si Saliu,- tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›