Arvizu, të enjten bashkëbisedim me qytetarët në Facebook
Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksander Arvizu do të zhvillojë një tjetër bashkëbisedim online me qytetarët në “Act Now-Albanians Coming Together Now” mbi zotimin “Premtoj, Sepse e Dua Vendin Tim!” dhe mbi angazhimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Njoftimin e ka bërë Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook.
Bashkëbisedimi do të zhvillohet ditën e enjte, ndërkohë që të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë pyetjet që kanë për ambasadorin.
“A patët mundësi të merrni pjesë në bashkëbisedimin online me Ambasadorin Arvizu, i cili u zhvillua në janar? Nëse nuk mundët të postoni pyetjet tuaja herën e kaluar, tani ju keni një tjetër mundësi. Ditën e enjte, Ambasadori Arvizu do të diskutojë, në Act Now-Albanians Coming Together Now mbi zotimin “Premtoj, Sepse e Dua Vendin Tim!” dhe mbi angazhimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. A do të merrni pjesë në këtë bashkëbisedim online?”- shkruan Ambasada Amerikane.