E Diel, 1 Nëntor 2026

TAP shpallet si ofertues zyrtar për furnizimin me gaz të tregut të BE-së

05-03-2013 / Gazeta 55

Deklarata e plotë e tre Autoriteteve Rregullatore për Energjinë; të Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë, lidhur me perspektivën e furnizimit me gaz të tregut evropian, përmes kritereve specifike tregtare që do zbatohen nga tre shtetet si dhe nga konsorciumi TAP

Të tre Autoritetet Rregullatore për Energjinë; të Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë kane konkluduar vlerësimin e tyre ne lidhje me aplikimin e Trans Adriatik Pipeline (TAP AG) për përjashtim nga rregullat për hyrjen e palëve të treta dhe kushteve të tjera te Paketës se tretë. Ato kanë arritur tashmë në një pozicion të njëjtë dhe do t’i paraqesin Komisjonit Europian qëndrimin e tyre të përbashkët.
Përjashtimi është akorduar së bashku me kushte detyruese shtesë. Këto kushte lejojnë ushtrimin e të drejtës së hyrjes pa diskriminim të palëve të treta për të paktën 50% të kapacitetit maksimal prej 20 BCM2/vit, me tarifa që reflektojnë kostot, dhe sigurojnë pavarësinë e TAP AG si operator i sistemit të transmetimit. Me përfundimin e ndërtimit, TAP do të jetë një Interkonektor madhor, i cili do të hapë Korridorin Jugor të Gazit për furnizimin e Europës me gaz prej burimeve të Kaspikut. Këto sasi të reja gazi, parë nga një perspektivë europiane do të jenë të konsiderueshme për të reduktuar vartësinë e furnizimit me gaz të Bashkimit Europian prej burimeve tradicionale si Rusia, Algjeria dhe Norvegjia veçanërisht të kombinuara me burimet e furnizimit me gaz që importohen në Itali prej Afrikës së Veriut dhe vendeve të tjera. Në shtesë, TAP do të bëhet një rrugë furnizimi vitale për Europën Jug Lindore sepse ai do të lehtësojë gazifikimin e vendeve te rajonit, do të ulë vartësinë e tyre prej një burimi të vetëm furnizimi dhe do të kontribuojë në zhvillimin e infrastrukturave të tjera të rëndësishme sikurse Jonian Adriatik Pipeline (IAP) dhe Unaza e Gazit të Komunitetit të Energjisë.
Për më tepër TAP do të kontribuojë në krijimin dhe zhvillimin e tregut të gazit në Shqipëri duke i dhënë fund izolimit të tij prej tregjeve europiane nëpërmjet lidhjes njëherazi me sistemet përkatëse të Italisë dhe Greqisë. 1 Autoriteti Rregullator Italian do t’ia paraqesë opinionin Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, e cila eshte autoriteti kompetent për tregun italian. 2 BCM/vit= miliard normal metër kub në vit. 2. Së fundmi, TAP do të kontribuojë në maturimin e tregut të gazit në Greqi dhe do të krijojë një urë komunikimi të bazuar tek tregu ndërmjet burimeve të gazit ne Lindje dhe tregjeve të gazit në Perëndim. Të tre Autoritetet Rregullatore të Energjise pranimin e kërkesës së TAP AG për përjashtime prej një sërë klauzolash të paketës së tretë të Energjisë në lidhje me regjimin e detyruar të lejimit të hyrjes së palëve të treta e kanë shoqëruar me një sërë kushtesh të cilat krijojnë një kuadër rregullator të argumentuar dhe të saktë për funksionimin e tubacionit TAP në përputhje me sa vijon;
- Plani i biznesit te TAP AG për të transportuar volumet e gazit të disponueshme prej vendburimit Shah Deniz II drejt Evropës Juglindore dhe më tej drejt Italisë, është marrë plotësisht në konsideratë në një mënyrë të tillë, e cila lejon në të njëjtën kohë edhe mundësinë e përdorimit të kapaciteteve transportuese të TAP prej të gjithë blerësve të ardhshëm të këtyre volumeve të gazit nën të njëjtat kushte dhe përcaktime.
- Zgjerimi i kapacitetit gaz-transportues i tubacionit TAP deri në maksimumin e tij të mundshëm do të kryhet në një mënyrë e cila është teknikisht dhe ekonomikisht e justifikueshme, mbi bazën e principeve të tregut dhe duke zbatuar praktikat më të mira Europiane.
- Nëpërmjet TAP dhe përmes Shqipërisë dhe Greqisë, tregu i gazit në Europën Juglindore do të ketë akses direkt në sasitë e disponueshme në tregun italian të gazit në një mënyrë krejtësisht të rregulluar.
- Ndërveprimi/Interoperabiliteti i TAP me infrastrukturat ekzistuese dhe të ardhshme në Shqipëri dhe në Greqi është siguruar nëpërmjet zhvillimit të pikave të reja dalëse dhe hyrëse në TAP, duke ndjekur nevojat e tregut në të dy këto vende.
- TAP AG do të funksionojë si një operator i pavarur i sistemit për të gjithë periudhën e përjashtimit përpara se të bëhet subjekt i regjimit të ndarjes së titujve të pronësisë (ownership unboundling)3 mbas përfundimit të kësaj periudhe.
- Masat mbrojtëse për konkurrencën parandalojnë zhvillimin dhe forcimin e pozicioneve dominuese në të tri vendet.
Arritja e këtij vendimi ishte rezultat një bashkëpunimi të shkëlqyer ndërmjet Autoriteteve Rregullatore të dy vendeve anëtare të BE, (Italisë dhe Greqise) dhe Rregullatorit të një Pale Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë (Shqipërisë) mbi bazën e paketës së tretë për energjinë.

Fokus/Marrëveshja e tubacionit Trans- Adriatik tregon premtim për rajonin

Një marrëveshje nga Greqia dhe Shqipëria për t’u bashkuar me Italinë në një marrëveshje tre-palëshe për të mbështetur tubacionin Trans-Adriatik për të sjellë gazin nga Azerbajxhani në Evropë mund të ngrinte punësimin dhe investimin, por ende ndesh një numër çështjesh ekonomike e politike. Në një përpjekje për të ulur vartësinë ndaj energjisë ruse, BE mbështeti tubacionin Nabucco, quajtur gjithashtu linja Turqi-Austri, që anashkalon Greqinë. Por planet mbetën pas pasi Azerbajxhani arriti një marrëveshje nën të cilën Turqia do të marrë ca gaz për Evropën dhe do të ndërtojë një seksion të tubacionit nëpër territorin e vet. Nabucco ka në plan të transportojë 10 deri 23 miliard metra kub gaz çdo vit, 1,300 kilometra nga kufiri bullgar-turk dhe pastaj lidhet me një rrjet tubacioni evropian në Austri. Me tubacionet e Nabucco dhe Trans-Adriatik që konkurrojnë, basti është tepër i lartë se cili projekt do të mbizotërojë në sjelljen e furnizimeve të nevojshme të gazit për vendet e BE. "Ne po mbështesim politikisht një projekt me rëndësi strategjike për Greqinë, por gjithashtu për politikën energjetike të Evropës," tha kryeministri i Greqisë Antonis Samaras pas ceremonisë së nënshkrimit së tubacionit Trans-Adriatik në Athinë muajin e shkuar. Linja Trans-Adriatike do të sjellë një investim 1.5 miliard euro në Greqi dhe do të krijojë 2,000 vende të reja pune. Ajo do të rritë nivelin e rolit gjeo-strategjik të vendit në dekadat që vijnë," tha Samaras duke shtuar se ajo do të krijojë tërthorazi 10 mijë punë. Tubacioni do të transportojë gaz nga rajoni i Kaspikut nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë dhe nëpër detin Adriatik për në Italinë e jugut dhe më tej në Evropën Perëndimore, përgjatë një dege 800 kilometra me një kapacitet 10 miliard metra kub. Ai po drejtohet nga një grup që përfshin Statoil të Norvegjisë, Axpo të Zvicrës dhe E.ON Ruhrgas të Gjermanisë. Konsorciumi Shah Deniz në Azerbajxhan që mbikëqyr fushën e gazit të detit Kaspik me të njëjtin emër, do të vendosë deri në qershor se cila është tubacioni i tij i preferuar furnizues për Evropën. "[Tubacioni Trans-Adriatik], në se përzgjidhet , do të japë një tjetër rrugë furnizimi për gazin që përfundimisht do të shpjerë në ulje të çmimit," i tha Ioanis Mishelatos, specialist i çështjeve të sigurisë dhe energjisë në Institutin me bazë në Athinë për Sigurinë dhe Analizën e Mbrojtjes. "Në qoftë se Azerbajxhani me të vërtetë ka sasitë e gazit të nevojshme në afat të gjatë, atëherë të dy projektet mund të qenë një sukses, përndryshe vetëm njëri do të vazhdonte," tha ai. Edmond Haxhinasto, ministër i ekonomisë, tregtisë dhe energjisë i i Shqipërisë, tha se vendet e Ballkanit do të përfitojnë nga linja Trans-Adriatike. "Ndërtimi i këtij tubacioni do të krijojë mundësi për t’u lidhur drejtpërsëdrejti me vende të tjera në rajon," tha ai. "Ky projekt ka potencial të hatashëm për rajonin", tha Haxhinasto. Theodoros Tsakiris, koordinator i programit për gjeo-politikat e energjisë në Fondacionin Helenik për Politikën e Huaj dhe Evropiane, tha se marrëveshja ndër-qeveritare i ka dhënë linjës Trans-Adriatike një përparësi. "[Tubacioni Trans-Adriatik] u njoh nga shumica e partnerëve të Shah Deniz si një projekt më tërheqës tubacioni krahasuar me Nabucco për një sërë arsyesh komerciale e teknike", tha ai. Gjergj Simaku, ekspert i energjisë dhe lektor në Universitetin Polis të Tiranës, ishte më i matur. "Deri tani, projekti ngjan i bukur, por ai nuk përcakton se cili do të jetë çmimi dhe tregu. Në veri të Greqisë apo në Shqipëri janë pakë konsumatorë të identifikuar të gazit", tha ai. Kjo me gjasë do të ulë sigurinë e furnizimit dhe koston, tha Mishelatos. "Sasitë e sakta të fushës Shah Deniz të Azerbajxhanit nuk janë të ditura...ato mundet me siguri të furnizojnë Turqinë dhe Greqinë, ndoshta edhe Ballkanin, por nuk do të jenë në gjendje të sigurojnë furnizim për vendet e mëdha të BE si Gjermania, Italia dhe të tjera që duan furnizime të mëdha gazi çdo vit," tha ai.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›