Arvizu u takua me Edi Ramën

Nga Express më 03 maj 2011 në ora 15:30
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, vetëm pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve lokale në Shqipëri.
Takimi është zhvilluar në selinë e PS-së për më shumë se 30 minuta, por ende nuk dihet zyrtarisht se çfarë është diskutuar midis dy personaliteteve.
Jo zyrtarisht, thuhet se takimi është zhvilluar për të diskutuar mbi situatën zgjedhore.
Një ditë më parë, Arvizu ka zhvilluar një takim me kryeministrin Sali Berisha, i cili nuk është bërë publik.