Arvizu:Demontimi, të rregullohen gabimet e së shkuarës
“Duhet të rregullojmë gabimet e së shkuarës dhe të punojmë për demontimin e municioneve”. Kështu është shprehur ambasadori i SHBA-së në Tiranë në konferencën e organizuar për demilitarizimin e municioneve të trashëguara ndërsa i është referuar edhe tragjedisë së Gërdecit.
Sipas tij duhet bërë shumë për pakësimin e tepricave të armëve dhe municioneve pasi mjete të tilla nuk mund të bihen në duart e kriminelëve.
Ai ka theksuar se SHBA-ja ndihet krenare për ndihmën e dhënë në procesin e rëndësishëm të demontimit të armëve dhe municioneve në Shqipëri ndërsa ka kujtuar ndihmën e dhënë ndaj vendit tonë që në vitin 1998 dhe që vazhdon edhe së fundi me një grant të ri.
“Duhet punuar për menaxhim të duhur të rezervave, sa më mirë të bëhet kjo, aq më pak do jetë e mundur që mjete të tilla të përfundojnë në duart e trafikantëve apo terriristëve dhe do kemi shans për të ndihmuar jetët e pafajshme që mund të shkaktohen si pasojë e aksidenteve”- ka thënë Arvizu.
Sipas tij, SHBA ka dhënë 8.5 milionë dollarë për ndërhyrjet si pjesë e asistencës për shkatërrimin e minave. Gjithashtu Arvizu ka vlerësuar pozitivisht kontributin e dhënë nga Shqipëria si pjesë e NATO-s dhe kontributin për paqe në rajon e më gjerë.