E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtoria e burgjeve sqaron grevën në burgun e Fushë Krujës

Drejtoria e burgjeve ka sqaruar sot grevën e urisë të disa të dënuarve në burgun e Fushë Krujës të cilët kundërshtuan masat e marra për reduktimin e shpenzimeve të institucionit.
Në një deklaratë për shtyp, kjo drejtori thekson se disa të dënuar në këtë burg prej dy ditësh refuzuan të merrnin vaktet e ushqimit të ofruara nga institucioni por ndërkohë konsumonin ushqimet e sjella nga familjarët.
Sipas drejtorisë së burgjeve deri ditën e sotme personat me liri të kufizuar që kanë refuzuar ushqimin e institucionit nuk kanë nënshkruar asnjë peticion për grevë urie, në mënyrë që institucioni të marrë masat kundrejt dispozitave ligjore në fuqi "Për zhvillimin e grevave të urisë" dhe në të njëjtën kohë, refuzuesit e ushqimit kanë vazhduar normalisht takimet me familjarët e tyre.
Më tej drejtoria e burgjeve thekson se informacionet e përcjellja nga stafi i IEVP Fushë-Krujë, numri i personave që kanë refuzuar të marrin ushqimin e institucionit është ulur dhe gjendja paraqitet normale.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›