Imami: Rreth 45 mijë tonë municione duhet të asgjësohen
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka deklaruar se asgjesimi i municioneve mbetet prioritet i qeverisë ndërsa ka theksuar se ende janë 45 mijë tonë municione të cilat priten të asgjesohen.
Duke folur në konferencën e organizuar për demilitarizimin e municioneve të trashëguara, ministri Imami theksoi se qeveria shqiptare po përpiqet të shkatërrojë poligonet në mënyrë që të kemi sa më pak ndikim tek ambjenti.
Sipas tij këtë vit u asgjësuam municione me kimikate të rrezikshme, ku disa prej këtyre kimikateve i janë dhënë si donacion Ministrisë së Arsimit për tu përdorur në laboratorët mësimorë në të gjithë vendin.
Gjithashtu ministri Imami theksoi se demilitarizimi i municioneve është nën kontroll dhe ministria garanton sigurinë në punë të personelit për demontimin e armëve.