E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, shkon në 21 numri i mjekëve dhe infermirëve të helmuar

ELBASAN- Shkon në 21 numri i mjekëve dhe infermierëve të helmuar nga ushqimi gjatë një darke në Elbasan. 

Burime zyrtare nga spitali rajonal bëjnë të ditur se gjatë paradites së sotme janë paraqitur për ndihmë mjekësore edhe 10 persona të tjerë, nga 11 që ishin dje, duke e çuar numrin e të prekurve në 21. Edhe këta të fundit janë mjekë dhe infermierë të Spitalit Psikiatrik në Elbasan.

Drejtori i spitalit rajonal të Elbasanit, Mehmet Ibaj konfirmon se pjesë e drekës kanë qënë 35 persona, të gjithë punonjës të repartit të psikiatrisë, të cilët ishin mbledhur në një nga lokalet e zonës për të celebruar daljen në pension të njërit prej kolegëve të tyre.

Po sipas tij, situata e të helmuarve është nën kontroll dhe se asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë. Po sipas mjekëve të këtij spitali duhet të kalojnë 72 orë për tu zbuluar edhe shkaku i helmimit të tyre.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›