E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pierce: Rikonfigurimi i UNMIK-ut po vazhdon

E ngarkuara nga misioni britanik ne Kombet e Bashkuara, Karen Pierce, deklaron se BE dhe OKB po punojne ne sqarimin e detajeve se si do funksionojne ne terren. Sipas saj EULEX do veproje ne kontekstin e 1244-shit dhe do jete nen ombrellen e KB-ve".

Zonja Pierce, javen e kaluar patet nje debat te nxehte ne Keshillin e Sigurimit lidhur me raportin e OKB-se mbi ngjarjet e marsit ne veri te Mitrovices. A mund t'i permblidhni pikat e raportit me te cilat nuk jeni dakord?

Nuk do te bej publike shumecka rreth ketij raporti, pasi kemi rene dakord ne Keshillin e Sigurimit qe kjo do te jete nje teme ku mosmarreveshjet tona do te mbeten brenda KS-se. Megjithate, jane nje numer problemesh ne kete raport per te cilat mund te flas hapur. Tani, e rendesishme eshte qe OKB-ja te sjelle para drejtesise autoret e dhunes. Jemi shume te zhgenjyer se shume pak eshte bere per te identifikuar autoret e dhunes dhe nxjerrjen e tyre para drejtesise. Dua te vleresoj shefin e UNMIK-ut dhe zevendesin e tij per masat e marra ne kushte shume te veshtira, si rruga me e mire per rikthimin e paqes ne Kosove.

Si e shikon Britania ecurine e procesit te rikonfigurimit te UNMIK-ut?

Nuk eshte e sakte te thuhet se rikonfigurimi i UNMIK-ut nuk po ecen. Aktualisht UNMIK-u po zvogelohet, kurse BE-ja dhe misioni i saj EULEX po vendoset ne terren. Misioni i BE-se eshte i pari i ketij lloji, ku ne operacionet paqeruajtese ka nje mision te njehsuar te policise, drejtesise dhe sundimit te ligjit. EULEX-i ka shume per te sjelle, si ne konceptin e pergjithshem te misioneve paqeruajtese, ashtu dhe ne kontekstin e Kosoves. BE-ja dhe OKB-ja po punojne ne sqarimin e detajeve. EULEX-i natyrisht do funksionoje ne kontekstin e Rezolutes 1244 dhe do jete nen ombrellen e Kombeve te Bashkuara. Ne presim qe OKB-ja dhe BE-ja shpejt te bejne te qarta detajet se si do te funksionojne konkretisht ne terren.

Nje numer njohesish te Kosoves dhe Ballkanit kerkojne rifillimin e perpjekjeve per nje rezolute te Keshillit te Sigurimit, qe do t'i mundesonte funksionim me te mire shtetit te ri. A jeni ne dijeni per ndonje nisme te tille, a eshte ne agjenden tuaj?

Nuk jam ne dijeni te ndonje kerkese si kjo qe permendet. Kjo eshte dicka e re. Rusia padyshim do te donte nje rezolute te Keshillit te Sigurimit. Serbia ka kerkuar qe EULEX-i te filloje aktivitetin bazuar ne nje rezolute te Keshillit te Sigurimit. Nuk kam informacione se dikush tjeter ka kerkuar dicka te tille.

Serbia ka thene se do kerkoje nga Asambleja e Pergjithshme e OKB-se ne shtator qe ta dergoje per shqyrtim ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves ne Gjykaten Penale Nderkombetare. Cilat jane gjasat qe kjo lloj nisme te jete e suksesshme?

Eshte e veshtire te thuhet nese do jete e suksesshme apo jo. Asambleja e Pergjithshme, ne te shkuaren, ka kerkuar mendimin e Gjykates Penale Nderkombetare per nje numer ceshtjesh, te cilat me pas i ka diskutuar dhe vleresuar rast pas rasti. Si nje mbeshtetese e fuqishme e Gjykates Penale Nderkombetare, me duhet te them se eshte per te ardhur keq se Serbia asnjehere nuk eshte shfaqur si mbeshtetese e kesaj gjykate. Tani Serbia duket se ka ndryshuar qendrimin, duke u bere mbeshtetese e Gjykates. Me duket se qasja serbe i ngjan cuarjes ne gjyq te te fejuarit. Edhe Serbia duket se po ben te njejten gje; kerkon nga Gjykata Penale Nderkombetare te jape mendim mbi vendimin e shumices se vendeve anetare te BE-se, te cilat e kane njohur Kosoven dhe nga ana tjeter kerkon te behet pjese e BE-se. Ne te gjithe kemi si qellim futjen e Serbise ne Bashkimin Evropian, por nuk jam e sigurt se kjo eshte rruga e duhur per Serbine qe te anetaresohet.

Por, sipas jush, cila eshte atmosfera ne mesin e vendeve anetare per nje nisme si kjo e Serbise?

Ideja nuk eshte diskutuar ende ne Kombet e Bashkuara. Qeveria serbe nuk e ka derguar kerkesen zyrtarisht ne Kombet e Bashkuara.

Dhe, ne fund, cfare rendesie ka prania e Kombeve te Bashkuara ne Kosoven e pas 17 Shkurtit?

OKB-ja po ben nje pune te mire ne Kosove, por ne fund te fundit prania e Kombeve te Bashkuara po zvogelohet dhe po rritet prania e BE-se. Kosova, si pjesa tjeter e Ballkanit, e ka te ardhmen ne Bashkimin Evropian dhe ne strukturat euroatlantike. Kjo eshte e vertete dhe per Serbine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›