E Shtunë, 31 Tetor 2026

As koha e keqe nuk ndal përgatitjet e Irlandës

IRLANDE- Në kampin e Irlandës përqendrimin për ndeshjen me Francën ditën e shtunë duket maksimal, teksa të gjithë shpresojnë të mos i zhgënjejnë 80 mijë tifozët e pranishëm në stadium. Skuadra e drejtuar nga italiani Xhovani Trapatoni nuk ka pësuar asnjë humbje në këtë fazë eleminatore, ç’ka i bën të gjithë më optimistë edhe pse përballë është një ekip yjesh. Irlandezët nuk i kanë ndaluar përgatitjet as për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Shiu i vazhdueshëm nuk i ka ndalur futbollistët të qëndrojnë për një orë të tërë në fushën e blertë. Trapatoni duket se ka rekuperuar përfundimisht sulmuesin e Totenhemit Robi Kin dhe mesfushorin e Fulhamit Damien Daf, që vuanin nga dëmtime në gju. Ndërkohë, deklaratat e trajnerit Rajmond Domenek se Irlanda ngjan si një Angli e dytë, nuk janë pritur mirë në kampin e ishullorëve. Mbrojtësi Riçard Djun tha se Domenek është një trajner qesharak dhe që e ka bërë Francën të duket qesharake. “Atë e fishkëllejnë edhe kur shkon të shohë një ndeshje tenisi”, deklaroi lojtari i Aston Vilës.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›