Prefekti i Fierit shkarkon 4 anëtarë të KRRT-së
FIER- Dështon për herë të dytë mbledhja e radhës e KRRT-së në Bashkinë së Fierit. Shkak për këtë është bërë shkarkimi nga institucioni i Prefektit i katër anëtarëve që ëprfaqësojnë Prefekturën në Këshillin e Rregullimit të Territorit.
Prefekti i Fierit, Bujar Hasaj ka shkarkuar kështu nga funksioni anëtarët e KRRT-së së Bashkisë, Armando Rrapaj arkitekt, Gjergji Tyto arkitekt, Gazmira Plasati inxhiniere ndërtimi dhe Artur Zanaj inxhinier ndërtimi.
Sipas Prefektit, ata janë punonjës të Bashkisë së Fierit dhe nuk mund të përfaqësojnë njëkohësisht institucionin e Prefektit në KRRT, duke shfaqur kështu konflikt interesi.
Shkarkimi i 4 anëtarëve, sipas Prefektit Hasaj dhe zëvendësimi i tyre me 4 specialistë të tjerë është bërë ëpr arsye profesionalizmi dhe sipas tij,nuk ka të bëjë me bindjet politike.
(e.n/news24/BalkanWeb)