E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas përjashtimit, Briatore nis betejën me FIA-n

Pas dy muajsh qëndrimi pasiv, Flavio Briatore ka nisur betejën e tij kundër Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit. Ish-drejtori i Renosë ka kërkuar përveç anulimit të vendimit të marrë nga Këshilli Botëror i FIA-s, edhe një dëmshpërblim prej 1 milion eurosh për dëmet e sjella nga vendimi i marrë në fund të shtatorit. Avokatët e tij kanë pararaqitur në Gjykatën e Instancës së Lartë të Parisit, e cila është një gjykatë civile., kërkesë padinë për anulimin e vendimit të marrë në lidhje me çështjen e aksidentit të Nelsinjo Pikesë. Kjo Gjykatë ka vendosur ta shqyrtojë më 24 nëntor çështjen. Briatore ka mohuar gjithnjë të ketë urdhëruar pilotin e tij që të përplaset me muret mbrojtëse të pistës për të favorizuar Fernando Alonson në Çmimin e Madh të Singaporit. Për këtë ai u përjashtua përjetë nga bota e Formula 1. Por, përveç prishjes së vendimit, ish-shefi i Renosë kërkon edhe një dëmshpërblim për prishje imazhi. Gjithsesi, është e qartë se italiani kërkon të bëjë një hakmarrje personale ndaj ish-kreut të FIA-s Maks Mosli.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›