E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Forbes”, lista e njerëzve të fuqishëm, trafikanti i drogës i 41-ti

Në publikimin më të fundit për personalitetet më të fuqishme të planetit të revistës ekonomike “Forbes”, hyn për herë të parë edhe një bos i trafikut ndërkombëtar të drogës. Është pikërisht meksikani, Joaquin Guzman, i njohur me nofkën, El Kapo. Ai ndodhet në vendin 41, duke lënë pas emra të tillë, si presidentin Rus, Diminitri Medvedev në vendin e 43 , dhe atë Francez, Nikolas Sarkozi në vendin e 56.

Në vendin e parë në këtë listë të “Forbes” si njeriu më i fuqishëm i planetit është presidenti Amerikan Barak Obama. Kryeministri Italian Silvio Berluskoni është në vendin e 12.

Guzman konsiderohet kapoja i karteleve të drogës në Sinaloa të Meksikes. Sipas autoriteteve vendase, ai fshihet ne malet e veriut te Meksikës. Pasuria e tij i kalonte një miliard dollarët në një publikim të muajit mars, për njerëzit më të pasur të botës. Qeveria e Meksikës ka vënë një shifër prej 1.5 milion eurosh si shpërblim për kapjen e Guzman. Ajo që ka rëndësi shpjegon revista “Forbes” nuk është vetëm popullariteti i këtyre figurave por edhe ndikimi që ata kanë mbi ceshtjet ndërkombëtare.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›