As ndërrim koalicioni, as zgjedhje të parakohshme
Kryeministri i Kosovë, Hashim Thaçi, ne hapjen mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, ka folur lidhur me koalicionin e mundshëm të shumëpërfolur mes PDK dhe AAK, duke thënë se do t’i beje me dije gjithë atyre që në mënyrë jo meritorë dëshirojnë të jenë pjese e qeverise, se nuk do te ketë kurrfarë koalicioni tjetër dhe nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme por vetëm ato që janë të parapara në afatin ligjor.
Gjithashtu, ai ka folur edhe për mandatin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, duke thëne se PDK-ja, do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetues të Kosovës dhe Kushtetutën në përgjithësi.
Ai ka shtuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e presidentes me së shumti e ka dëmtuar PDK-në, pasi, sipas tij, po të mbaheshin zgjedhjet për president, padyshim se këtë mandat do ta fitonte PDK.
“Sido që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të respektohet”, ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.