Ish-presidenti Sejdiu u takua me presidentin Nishani
Presidenti Sejdiu ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin të gjitha institucionet shqiptare për Kosovën në vazhdimësi si “borxh i natyrshëm i njerëzve të një gjaku”.
Ndërkaq, presidenti Nishani në vlerësimin e tij për ish-presidentin Sejdiu u shpreh se kontributet e presidentit Sejdiu për Kosovën janë kontribute për paqen dhe stabilitetin në rajon duke shtuar se personaliteti i zotit Sejdiu është i lidhur ngushtë me përparimin e Kosovës dhe të ardhmen e rajonit.
Presidenti Sejdiu, është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Panariti.
Sejdiu dhe Panariti biseduan për zhvillimet e përgjithshme politike në vend, për heqjen e pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën si dhe për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.