As në finale
Edhe pse kishte pasur shumë shpresë që këngëtarja Aurela Gaçe do ta prek finalen e së shtunës nuk ka ndodhur kështu për shkak se nuk ka arritur të shkoj me tutje.
Ashtu sikurse ishte parashikuar, në gjysmëfinale Aurela ka pasur një konkurrencë vende të Ballkanit Perëndimore dhe të Lindjes, megjithatë ajo nuk ja ka arritur që të kualifikohet.
Nga 19 vende se konkurruan 10 prej tyre ka shkuar me tutje, kurse pesë vende të tjera, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Spanja.
Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision do të mbahet të enjten kurse finale të shtunën.
Në gjysmëfinalen e së martës u kualifikuan
1.Serbia
2.Lituania
3.Greqia
4.Azerbajxhani
5.Gjeorgjia
6.Zvicra
7.Hungaria
8.Finlanda
9.Rusia
10.Islanda
Gjysmëfinalja e Aurelës
Aurela Gaçe do të jetë sonte në skenën e Dyseldorfit, ku do të prezantohet më këngën “Feel the Pasion”.
“Kënga e ime”, kështu ishte quajtur kjo këngë që fitoi në vitin 2010 në Festivalin e RTSH-së në Shqipëri, do të ngjitet në skenë gjatë natës së parë të gjysmëfinales, prej nga edhe do të tentojë të kalojë në finalen e madhe.
Në provën e fundit, ajo u paraqit me një kitarist, një baterist dhe me tre përcjellës të zërit.
Në provën e saj të parë, Aurela është paraqitur ashtu sikurse kishim paralajmëruar disa ditë më herët, në një fustan në formë të shqiponjës dykrenore, përderisa paraqitja e saj ka qenë e përcjellë më shumë me elemente të rokut.
Nata e parë e Eurovisionit do të mbahet më 10 maj (sot), ndërkaq ajo e dyta do të zhvillohet më 12 maj.
Finalja e “Eurovision” do të mbahet më 14 maj, të shtunën, në të cilën do të këndojnë vetëm 25 shtete të cilat do ta sigurojnë vendin për në finale.
Në konkurrim Gaçe do të ketë: Greqinë, Finlandën, Norvegjinë, Gjeorgjinë, Rusinë, Poloninë, Serbinë, Kroacinë, Hungarinë, Portugalinë, etj.
Pra, shikuar në këtë prizëm, Shqipëria do ta ketë shumë të vështirë në jetë në finale, aq më pak ku në të janë shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe ato të Lindjes, të cilat tradicionalisht kanë bërë votim politik dhe jo votim sipas vlerave që përfaqëson kënga.
Në gjysmëfinalen e parë pritet që të zgjidhen 10 finalistë, ashtu sikurse në gjysmëfinalen e dytë, përderisa pesë vende shkojnë drejtpërdrejt në finale.
Votimi do të jetë ashtu sikurse viteve të kaluara, ku çdo shtet do të votojë 10 këngët e shteteve të tjera më të preferuara. Sistemi i votimit është nga 1-7 pikë, pikët minimale, kurse ato maksimale janë 8, 9, 10 dhe 12 pikë. Kënga “Feel the Passion” është një këngë e kompozuar nga Shpëtim Saraçi, ndërsa tekstin e ka shkruar Sokol Marsi.
U promovua më shumë
Ajo çka bie në sy në këtë periudhë është se këngëtarja Aurela Gaçe ka bërë një promovim më të madh të këngës nëpër vende të ndryshme Evropiane. Këngëtarja ishte për ta promovuar këngën edhe në Kosovë, ku e kishte bërë këtë një natë në DUPLEX. Ajo po ashtu ka mbajtur disa promovime edhe në Gjermani, Holandë, Bjellorusi, etj, ku ka kërkuar votën e këtyre vendeve për këngën e saj.
“Përfaqësoj shqiptarët”
Këngëtarja më e suksesshme e vitit 2010, Aurela Gaçe nuk ka ngurruar që në të gjitha paraqitjet e saj të tregojë edhe anën patriotike të saj. Ajo ka thënë se me këngën e saj do të përfaqësojë të gjithë shqiptarët kudo që janë, pra jo vetëm Shqipërinë, por edhe Kosovën dhe shqiptarët që jetojnë jashtë trojeve tona. Përndryshe, Gaçe është vlerësuar mirë edhe nga kritika e huaj për këngën e saj. Shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit amë mund të jenë ata që më së shumti mund t’i ndihmojnë Gaçes që të siguroj një vend në finale.