E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grevë e përgjithshme në Greqi

Nga Express më 11 maj 2011 në ora 13:00

Në shenjë proteste kundër paralajmërimeve të qeverisë për ashpërsimin e programit të kursimeve, sindikatat në Greqi bënë thirrje për zhvillimin e një greve të përgjithshme.

Të prekura nga greva janë ndër të tjera komunikacioni ajror dhe rrugor, autoritetet shtetërore dhe shkollat.

Po ashtu edhe gazetarët do të futen 24 orë në grevë.

Përveç kësaj, në kryeqytetin Athinë dhe qytete të tjera janë paraparë tubime protestuese.

Sipas njoftimeve në media, Greqia do të pranojë një paketë tjetër ndihmash për të shmangur falimentimin e mundshëm të shtetit.

Për këtë, ajo duhet të plotësojë disa kushte edhe më të vështira, njoftojnë mediet greke dhe gazeta gjermane "Handelsblatt".

Komisionari i BE-së për monedhën e përbashkët, Olli Rehn, konfirmoi se po përgatitet një vendim përkatës për këtë çështje. Por është ende herët për të përmendur shifra të sakta, sqaroi Rehn.

Greva përkon me vizitën e delegacioneve të BE-së dhe të FMN-së, që gjenden në Athinë për të parë ecurinë e Greqisë në shkurtimin e deficitit buxhetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›