E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes çiklisti Weylandt

Nga Express më 10 maj 2011 në ora 16:11

Çiklisti belg i ekipit Leopard-Trek, Wouter Weylandt ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë që e pësoi në etapën e tretë të xhiros së Italisë.

Weylandt ka humbur jetën pasi është përplasur keq në një mur. Këtë aksident Weylandt e ka pësuar gjatë zbritjes në Passo del Bocco dhe me gjithë përpjekjet e mëdha të mjekëve prej rreth një orë e gjysmë, belgu nuk ka mundur t’u përballojë lëndimeve.

26-vjeçari kishte humbur ndjenjat menjëherë pas përplasjes në mur, derisa kishte ndërruar jetë pasi është dërguar me helikopter në spital. Wouter Weylandt është viktima e katërt e Xhiros së Italisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›