As policia rrugore s’u shpëton aksidenteve

Policia bëri me dije se pasditen e shkuar në rrugën e re drejt Rinasit, një automjet tip Ford, është përplasur me një shtyllë si dhe ka goditur një automjet tip Skonda të policisë rrugore të Tiranës.
Sipas policisë, “automjeti është pjesë e eskortës së sigurisë së një personaliteti të lartë shtetëror dhe po qarkullonte me drejtim lëvizjeje Qafë Kashar-Rinas”, por nuk theksohet se cilit personalitet i përkiste.
Për këtë arsye mjeti i Policisë Rrugore ka devijuar drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë ka humbur kontrollin, por pa patur kontakt me asnjë mjet tjetër, duke dalë jashtë rruge dhe për këtë arsye është aksidentuar drejtuesi i saj, me detyre ndihmës specialit i Policisë Rrugore Gjin Mus Bushgjokaj, 43- vjeç, banues në Tiranë, i cili është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin Enkel Hoxha, 26-vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë. /S.Ll/Start/
2011-11-15 10:36