Policia greke e ajo shqiptare aksione në kufirin jeshil

Takimi i zhvilluar midis drejtorit të Policisë së Gjirokastrës, emri Vata me homologun e tij të Janinës, Vasilis Theoharis, përfundoi me një marrëveshje të arritur bashkërisht. Policia lokale bëri me dije se palët kanë rënë dakord koordinojnë bashkërisht veprimet kundër trafikut të narkotikëve.
Dy policitë do të ndërmarrin veprime të përbashkëta në kufirin jeshil apo pikat e kalimit qoftë në tokën shqiptare apo në atë greke. Gjithashtu, policitë e rajoneve ndërkufitare kanë rënë dakot që të bashkëpunojnë ngushtësisht edhe në pikat e kalimit kufitar.
Në pikën e kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavijë në palën Shqiptare është rënë dakord të ketë edhe punonjës të policisë kufitare të Janinës, me qëllim që ata shtetas që nuk plotësojnë kriteret për të lëvizur me pasaportë biometrike në hapësirën Shengen të kthehen që në Kakavijë në tokën shqiptare.
Edhe në pikën e kalimit kufitar Kakavijë,në anën greke, do të ketë punonjës të policisë kufitare shqiptare të Kakavijës. Marrëveshja e policive të Gjirokastrës dhe Janinës konkretizon një marrëveshje kuadër të nënshkruar midis dy drejtorëve të përgjithshëm të policisë Shqiptare dhe asaj greke pak kohë më arë. /Start/
2011-11-15 11:42