E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kapen 11 afganë brenda një mauneje

Afganët u gjetën në një maune me mallra që kishte ardhur nga Turqia. Ata kishin ardhur në mënyrë klandestine në vendin tonë dhe po kalonin transit.

Pas ndalimit, ata do të rikthehen nga kanë ardhur. Trajleri ishte nisur nga Izmiri i Turqisë dhe po kontrollohej në doganën e Tiranës.

Doganierët pasi kontrollit të ushtruar, zbuluan se brenda trajlerit nuk kishte vetëm televizorë dhe mjete të tjera, por edhe njerëz. Policia i ka ndaluar ata dhe po i pyet mbi rrugëtimin e gjatë të tyre prej Afganistanit të largët. Policia gjithashtu po pyet edhe shoferin turk të kamionit.

Mendohet se afganët kanë hyrë tinaz në kamion në Selanik të Greqisë. Megjithatë, ngjarja pritet të sqarohet zyrtarisht pas hetimeve. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-15 13:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›