E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsensusi PD-PS, jep frytet e para

Sot, deputetët e dyja krahëve miratuan me konsensus tre projektligje që kërkojnë 84 vota në Kuvend.

Komisioni për  Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi Kodin Ajror të Republikës së Shqipërisë, atë Detar dhe Hekurudhor, ndërsa u la për të hënën e ardhshme miratimi i Kodit Rrugor pas kërkesës së opozitës për të pyetur ekspertët.

Gjatë mbledhjes së sotme deputetët e djathtë në komision nënvizuan se miratimi i këtyre kodeve është emergjent pasi janë humbur dy vite për miratimin e tyre.

Për këto ligje palët gjetën kompromis, duke vendosur që disa prej tyre të kalojnë në Kuvend brenda tre javëve të ardhshme, ndërsa të tjerat si Kodi Penal apo Gjykata Administrative, do të përfshihen në kalendarët tre javore me angazhimin që ky proces të përfundojë brenda muajit mars të vitit të ardhshëm. /Start/

                                                                                             2011-11-15 14:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›