E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’kanë të sosur hallet për minatorët

Tre muaj grevë për më shumë kushte dhe tani disa javë ndërprerje të punës në galeri për shkak të aksidenteve, e kanë rënduar gjendjen e tyre ekonomike.

Përballë kësaj situate, minatorët kanë kërkuar edhe një herë nga kompania ACR që të mbajë premtimet për rritjen e pagës me 20% ashtu sikurse është arritur në marrëveshje, si dhe pagesë të plotë që nga dita e shpërthimit në minierë ditë më parë. Ata pretendojnë se pas shpërthimit në galerinë 16-të të minierës kjo kompani u ka paguar atyre vetëm 50 për qind të pagës mujore.

Minatorët thonë se nuk janë ata fajtor për shpërthimin në minierë. Fill pas shpërthimit ku një minator humbi jetën dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur, Reparti i Inspektim dhe Shpëtim Minierave pezulloi punën në minierën e Bulqizë dhe në galeritë e administruara nga ACR-ja. /Start/

                                                                                             2011-11-15 11:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›