AK: Keqardhje për politikën gjunjëzuese të Tiranës

Rinor Slloga dhe Petrit Ibrahimi akuzohen për nxitje të urrejtjes ndëretnike pasi në 28 Nëntor të vitit 2011 vizatuan në një mur sloganin e Aleancës Kuqezi “Një gjuhë, një komb” në hyrje të Tetovës.
AK-ja i bën thirrje Gjykatës Themelore të Tetovës të shfuqizojë sa më parë këto padi penale ndaj Rinor Sllogës dhe Petrit Ibrahimit dhe të nisë të merret me sloganet raciste të tifozëve të ekipeve maqedonase. “Dy aktivistët e Aleancës KuqeZi nuk kanë ndjellë urrejtje ndëretnike, por kanë respektuar simbolet e kombit shqiptar të cilit i përkasin, ndërkohë që tifozët e ekipeve të futbollit në Maqedoni kanë kërcënuar hapur dhe në masë jetën e shqiptarëve të Maqedonisë duke i cilësuar ata të mirë nëse do të vdisnin”, thekson kjo Aleancë.
Aleanca KuqeZi shpreh mbështetjen ndaj të gjithë aktivistëve të saj në Maqedoni dhe i siguron ata se nuk do të rri duarkryq ndaj racizmit zyrtarë të shtetit ku jetojnë 800 mijë shqiptarë duke garantuar respektimin e të drejtave të njeriut në bazë të ligjeve ndërkombëtare në fuqi, si dhe duke kërkuar me forcë nga shteti shqiptar respektimin e Kushtetutës të Republikës e cila garanton mbrojtjen e shqiptarëve jashtë kufijve.
“Aleanca KuqeZi për të disatën herë shpreh dëshpërimin e thellë dhe keqardhjen për politikën e gjunjëzuar të Tiranës zyrtare ndaj akteve të tilla të shëmtuara që po i bëhen kombit shqiptar në rajon, të cilëve po i ndalohet me ligje parlamentare, dhunë verbale policore dhe thirrje raciste maqedonase mbajtja e simboleve kombëtare kuqezi në një kohë kur në vendin tonë valëviten pas asnjë problem në ballkonet e banesave të rezidenteve të përkohshëm flamujt e Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë”, thuhet më tej. /Start/
2012-01-10 11:48