Ne Shqiperi duhet fuqizuar sektori privat

Efektet negative ne ekonomine e Shqiperise nga kriza ekonomike ne eurozone dhe sidomos ne vendet fqinje Greqi dhe Itali tanime jane te dukshme. Eksperti i pavarur i ekonomise Drejtor i Institutit te Studimeve Ekonomike Prof. Zef Preci thote per programin shqip te DW se kryesoret nder keto efekte jane borxhi i larte publik i qeverise ulja e prodhimit dhe shkurtimi i vendeve te punes. Qeveria nuk ka me mundesi te rrise borxhin publik pasi ai ka arritur shifra te larta nderkohe qe ka nje ngurtesim relativ nje lloj tkurrjeje frenimi te kerkeses se brendshme agregate. Kjo do te thote qe bizneset kane veshtiresi te mbajne ne pune punetoret dhe te shesin produktet e tyre. Kjo situate con ne veshtiresi te autoriteteve fiskale per te grumbulluar te ardhurat buxhetore. shte nje situate me nje rritje ekonomike te ngadalesuar qe mendoj se gjate vitit 2012 do te sjelle nje rritje me te vogel ekonomike sesa ajo gjate vitit te kaluar 2011 thote z. Zef Preci.
Pikerisht rritja e borxhit publik detyroi qeverine e Tiranes te emetoje ne ditet e para te ketij viti bono thesari me nje vlere prej 15 milion dollaresh shume qe pritet te sigurohet perseri nga publiku. Kjo mase shihet me sy kritik nga eksperti Zef Preci pasi sipas tij do te rrise edhe me tej borxhin publik ne raport me aftesite e pakta paguese qe ka ekonomia. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministria e ekonomise Tirane
Vazhdon ulja e metejshme e prurjeve monetare te emigranteve
Por ka edhe nje pasoje tjeter qe ndikon ne ngadalesimin e rritje sekonomike te Shqiperise gjate vitit 2012. Pakesim i metejshem i prurjeve monetare te emigracioni mbetet kanali kryesor i transmetimit te krizes greke dhe italiane ne ekonomine e Shqperise thekson z.Preci.
Dergesat e emigranteve kane qene ne 20 vitet e fundit nje lloj karburanti per ecurine e ekonomise shqiptare. Nderkohe thellimi i krizes ne Greqi rrezikon humbjen e vendeve te punes nga emigrantet shqiptare qe ne kushtet e pamundesise per te siguruar jetesen mund te rikthehen ne atdhe. Nje pjese per te investuar me parate e grumbulluara por te tjere edhe per te kerkuar pune ne kushtet kur vendet e punes ne Shqiperi po shkurtohen. Kjo do te sillte rritje te papunesise dhe thellim te krizes ne Shqiperi shprehet eksperti ne fushen e ekonomise Zef Preci.
fare do te ndodhte me ekonomine e Shqiperise nese Greqia do te dilte nga zona e euros
Nderkohe bashke me paketat e ndihmes qe BE po planifikon ti jape Greqise per te shmangur falimentimin e saj po forcohen zerat e eksperteve europiane per nje mundesi te daljes se saj nga zona e euros per shkak te pamundesise per te permbushur angazhimet financiare ne kembim te paketave te ndihmes. BE per te mbrojtur interesat e tij globale me shume se ato te ekonomise greke mund edhe ta nxjerre Greqine jashte zones se euros qe do te thote te kalosh nga nje terapi graduale sherimi dhe shendoshje te ekonomise qe kerkon 3 5 apo 10 vjet ne nje terapi shoku. Nese kjo mund te ndodhe atehere do te kete efekte te renda edhe ne ekonomine e Shqiperise. shte fjala per nje perkeqesim te menjehershem apo gradual te statusit te emigranteve shqiptare ne Greqi qe transferohet ne ekonomine shqiptare. Nje perkeqesim gradual si po ndodh tani jep mundesi per te marre masa reaguese dhe zbutur pasojat.thote Zef Preci. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zef Preci
Si mund te menaxhohen ne Shqiperi efektet e krizes ne eurozone
Ne krye te ketyre masave qendron permiresimi i klimes se biznesit. Do te ishte e vlefshme e qe qeveria te rishikoje kuadrin rregullator per te zvogeluar arbitraritetin e administrates fiskale ne marrdheniet e saj me biznesin ve ne dukje Zef Preci .
Ekonomia e Shqiperise zoterohet ne e saj nga sektori privat. Kjo e ben ate te jete mjaft e ndjeshme ndaj qendrimit te administrates fiskale per te vjele me cdo kusht taksat. Gjobat qe kjo administrate vendos mund te mbushin buxhetin e shtetit por nga ana tjeter nxisin evazionin fiscal dhe nuk lejojne rimekembjen e biznesit. Kete rimekemje do ta shpejtonte edhe ulja nga Banka e Shqiperise e perqindjes se interesit ne dhenien e kredive per zgjerimin dhe fuqizimin e bizneseve qe si ne nje reaksion zinxhir do te sillte edhe rritjen e te ardhuarve ne buxhetin e shtetit permes pageses se tatim- taksave.
Autor Ani Ruci
Redaktoi Aida Cama