Edhe dhjete dite afat - Liga Arabe eshte teper e tensionuar me misionin ne Siri

Misioni i Liges Arabe vuan nga shume deficite. Bashar Asadi e pati mbajtur per jave me radhe me premtime para se te miratonte nje variant shume te reduktuar per nderhyrje te padhunshme.
Jo 500 vezhgues po fillimisht vetem duzina. Jo drejtues misioni nga shtete kritike ndaj Sirise si Katari po nga Sudani vend qe nuk eshte per tu marre si shembull per sa u takon te drejtave te njeriut. Ne Siri lejohen te hyjne vetem ata qe marrin dreten e gjelber nga regjimi. Nje mision per hater te Asadit le hapesire manovrimi te mjaftueshme per te pranuar vetem aq sa duhet doemos.
Eksperti per Lindjen e Aferme Joseph Kechechian ne Bejrut thote eshtja eshte nese vezhguesit mund ta permbushin detyren qe kane marre. Rendesi ka qe ata te lejohen te shkojne atje ku duan. Tani Liga Arabe pranon se nuk i ka arritur synimet per te cilat dergoi ne Siri njerezit e vet. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vezhgues te Liges Arabe ne Siri
Pengesat me te medha per vezhguesit instalimet ushtarake jane per ta tabu se cfare eshte ushtarake kete e perkufizon Siria. Transportin e tyre e organizojne autoritetet kjo e kufizon lirine e tyre te levizjes. Ata jane vazhdimisht te rrethuar nga forca te sigurise te regjimit gje qe e ben kontaktin me ta per sirianet ne veshtiresi nje rrezik te pallogaritshem.
Kesisoj misioni ishte qe prej fillimit i denuar te deshtonte. Dilema e tij qendron edhe ne rrethanen qe shtetet arabe duan te sillen ne menyra te ndryshme kundrejt Sirise. Sanksione gati nuk u zbatuan. Fqinj si Iraku Libani dhe Jordania jane veteperjashtuar nga frika prej represaljeve.
Katari aktualisht kryetari i Liges Arabe donte te terhiqte per ndihme eksperte te OKB-se me me shume pervoje. Kjo nuk arrihet kunder Asadit keshtu qe as provohet. Me shpresen per te mos keputur fijen e holle te kontaktit me Damaskun Liga gelltit pa fjale cdo gje te pakendshme dhe e shet ndaljen si sukses. Sekretari i pergjithshem i Liges Nabil al-Arabi ben bilanc Tanket dhe armet e renda jane terhequr nga qytetet. Mire ka ende snajpera por shpresojme qe edhe ata te zhduken.
Opozita lekundet midis mosbesimit zemerimit dhe tmerrimit. Asadi po mashtron dhe po arrin te fitoje kohe per te vazhduar te vrase thuhet neper gjithe rezistencen me strukture te larmishme. Nuk e dallon njeri maskeraden e regjimit qe i deklaron tanket per automjete policie dhe liron disa mijera te burgosur qe jane arrestuar arbitrarisht vetem per kete qellim - pyetet. Opozitaret protestojne kunder vendosjes se tyre si viktima ne nje shkalle me regjimin. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Liga Arabe takohet per Sirine ne Kajro
Duket qarte me misionin e vet Liga Arabe eshte sforcuar por ajo nuk ka alternative. Opozita duhet ta kishte pasur te qarte se vezhguesit e paarmatosur nuk mund te ndalin dhunen e tankeve dhe te snajperave po sikurse e thote emri vetem sa mund te dokumentojne gjendjen. Mirepo as kjo nuk arrihet - per kete u duhet dhene faji atyre. Opozita nga ana e saj nuk lufton vetem kunder regjimit po nepermjet rruges per ta larguar Asadin ajo lufton edhe me veten mergimi grindet me rezistencen ne Siri kryengrites te paarmatosur e refuzojne luften e armatosur te dezertoreve. Perfytyrimet politike per kohen pas Asadit mbeten pergjithesisht te pandricuara.
Edhe vetem dhjete dite kohe i mbetn Liges Arabe per raportin permbylles. Me gjasa Asadin ai nuk e tremb shume perkundrazi. Ai do ta vleresoje ate si deshmi te bashkepunimit te vet.
Autor Ulrich Leidholdt/ Elert Ajazaj
Redaktoi Aida Cama