E Diel, 1 Nëntor 2026

Asad shpall zgjedhjet parlamentare, kontestime në vend

Presidenti i Sirisë Bashar al-Asad ka shpallur zgjedhjet parlamentare më 7 maj, sipas Kushtetutës së re. Njoftimi u bë publik në faqen e internetit të Parlamentit të Sirisë.
 

Kushtetuta që lejon pluralizëm politik është miratuar me referendumin e muajin shkurt. Por, ata që po marrin pjesë në kryengritjen njëvjeçare kundër Asadit thonë se kushtetuta e re është jolegjitime dhe këmbëngulin në dorëheqjen e Presidentit.
 

Në zhvillime të tjera, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se çfardo amrëpushimi në Siri duhet të jetë “i njëkohshëm” si nga qeveria ashtu edhe nga forcat kryengritëse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›