E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-BE-Japoni ankohen në OBT: Kina po kufizon eksportin

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Japonia kanë dorëzuar një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë ndaj Kinës, duke deklaruar se ajo po kufizon eksportin e mineraleve të rralla- të nevojshme për teknologjinë.

Kina kontrollon furnizimin global të 17 mineraleve të ndryshme që përdoren për automjetet hibride, armët, ekranët e sheshtë të televizorëve, telefonat celularë dhe pajisje tjera.

Shteti kinez ka shkurtuar eksportin në vitet e fundit.

Zyrtarët industrialë amerikanë thanë se kjo është një praktikë jokorrekte që shkel regullat e OBT-së
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›