Zgjedhjet serbe në Kosovë, Haxhinasto: Një hap mbrapa nga Serbia

Zgjedhjet serbe në Kosovë vijnë në kundërshtim me marrëveshjen e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit. Sipas kreut të diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto, ky verpim që po ndërmerret nga pala serbe nuk është i mirëpritur dhe shënon hapa mbrapa në drejtim të frymës europiane të integrimit.
Më herët Qeveria e Kosovës përmes një deklarate ka reaguar kundër vendimit të Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve duke e konsideruar qëndrimin e Beogradit zyrtar të papranueshëm”. Po kështu Qeveria e Kosovës i ka sjellë në vëmendje edhe njëherë Beogradit zyrtar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe Serbia nuk ka asnjë lloj juridiksioni apo të drejte mbi Republikën e Kosovës.
Ndërkaq edhe Republika e Francës i ka kërkuar zyrtarisht Serbisë që të heq dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë, nëse Beogradi zyrtar synon afrimin në Bashkimin Evropian, ndërsa ka theksuar mbështetjen e saj për sovranitetin e Republikës së Kosovës.