E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asadi paralajmëron fundin e gjendjes së jashtëzakonshme

Në Siri presidenti Bashir Al-Asad paralajmëroi fundin e gjendjes së jashtëzakonshme, jë vendim që ka qenë në fuqi prej gati 50 vjetësh. Ligjet që e bëjnë të mundur këtë, do të jenë gati brenda një jave, tha ai në një mbledhje të qeverisë në Damask. Synimi i këtij hapi, është mbyllja e hendekut midis shtetit dhe qytetarëve sirianë, tha Asadi. Heqja e ligjeve të gjendjes së jashtëzakonshme bën pjesë te thelbi i kërkesave të demonstruesve, të cilët protestojnë prej javësh kundër regjimit. Ato lejojnë ndër të tjera arrestimin e personave të dyshimtë pa dhënë arsye dhe censurimin e medieve. Ministri i jashtëm Guido Westerëelle reagoi i përmbajtur ndaj deklaratave të Asadit. Paralajmërimin e regjistrova, tha ministri, por rëndësi kanë veprat. Asadi kishte deklaruar para disa javësh, se do ta shqyrtonte heqjen e ligjeve të gjendjes së jashtëzakonshme. Pak kohë më parë ishte Khaled Al Abud, kryetar i parlamentit të Sirisë i premtoi popullit sirian se me urdhër të presidentit Bashar Asad do të hiqej gjendja e jashtëzakonshme që është vendosur në Siri që prej 48 viteve. Ky funksionar sirian deklaroi se ky vendim merret në kuadër të programit të reformave që do ti mundësojnë popullit sirian të përballet me komplotet e armiqve për të krijuar tensione në Siri. Vendimi për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Siri u diskutua para disa viteve në kongresin e partisë Baath të Sirisë. Në lidhje me këtë Khaled Al Abud, kryetar i parlamentit të Sirisë akuzoi shërbimet agjenturore të huaja për organizimin e trazirave të fundit në Siri dhe theksoi se Siria duke krijuar një trekëndësh të fuqishëm në rajon përkrah Iranit dhe Turqisë si dhe duke u radhitur përkrah rezistencës së Hezbollahut ne Liban dhe rezistencës palestineze ka shkaktuar irritimin e disa vendeve të cilat përpiqen të destabilizojnë situatën në Siri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›