E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, shtohet bilanci i viktimave nga tornadot

Shtohet bilanci i viktimave si pasojë e stuhive të fuqishme që kanë përfshirë disa shtete amerikane. Edhe 7 persona të tjerë janë raportuar të vdekur në Alabama duke e çuar numrin e viktiamve në 16. Tornadot dhe stuhitë kanë përfshirë jugun e SHBA-së. Numri më i madh i viktmave është regjistruar në Arkansas dhe Oklahoma. Tornadot shkaktojnë vdekjen e dhjetëra njerëzve çdo vit në SHBA. Stuhitë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në rajon. Ndër viktimat bëjnë pjesë edhe fëmijë. Sipas zyrtarëve, një nga tornadot shkaktoi dy të vdekur në qytezën Tushka të Oklahomës të enjten në mbrëmje dhe shkatërroi të vetmen shkollë të komunitetit. Në Arkansas, përveç 7 të vdekurve janë regjistruar edhe shkatërrime të ndërtesave e thyrje pemësh. Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në shtetin federal të Oclahomas, ku bashkësi të tëra kanë mbetur pa energji elektrike.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›