Asadi shfaqet në publik

Televizioni shtetëror sirian ka transmetuar praninë e presidentit të këtij vendi, Bashar al-Asad, derisa ai falej në një xhami për të shënuar ditëlindjen e profetit Muhamed.
Televizioni shtetëror transmetoi pamjet të enjten, ku Assad shihet në gjunjë në xhaminë Al-Afram në Damask, afër kryemyftiut të Sirisë. Shfaqja e fundit e Asadit në publik ishte më 6 janar, kur ai hodhi poshtë thirrjet për dorëheqjen e tij, transmeton Rel.
Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 60 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin e gjatë 22 muaj në Siri.