Kryeministri slloven refuzon të japë dorëheqje

Kryeministri i Sllovenisë ka refuzuar të japë dorëheqje, pavarësisht shpërbërjes së koalicionit të tij qeveritar, duke thënë se mbajtja e zgjedhjeve tani do të ishte një zgjidhje e keqe për shtetin e vogël të Bashkimit Evropian, i cili po lufton për të shmangur një pako shpëtuese ndërkombëtare.
Janez Jansha tha të enjten se ai do të qëndrojë deri sa të largohet nga posti pas ndonjë mocioni eventual të mosbesimit, ose si rezultat i një marrëveshje të gjerë politike.
“Sllovenia nuk mund të përballojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”, ka thënë ai, transmeton Rel.
Partia Lista Qytetare e ka braktisur koalicionin qeverisës të mërkurën pasi Jansha refuzoi të japë dorëheqje, në lidhje me akuzat për korrupsion që rëndojnë ndaj tij./Indeksonline/