E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një muaj paraburgim për Nazmi Bllacën

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar sot Nazmi Bllacës, i dyshuar për falsifikimin e 73 500 dollarëve amerikanë, masën e paraburgimit prej 3o ditëve.

Zëdhënsi i PK-së, Agron Borovci konfirmoi për rajonipress se kjo masë i është caktuar Nazmi Bllacës (1942) pasi që ai dyshohet se ka falsifikuar 73 500 dollarë. Bllaca dyshohet për veprën penale “falsifikimi i parasë”.

Sipas Borovcit, i dyshuari Bllaca e ka mohuar veprën penale, ndërsa hetuesia dhe gjykata është në pritje të ekspertizës laboratorike, e cila duhet të konstatojë vërtetësinë e dollarëve të konfiskuar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›